RUSI 2018

Kampioni i botës: Triumfi i 2006-ës ka qenë humbja më e madhe për Italinë

Massimo Oddo, trajneri i Udinese-s dhe kampion i botës me Italinë në 2006-ën, është kthyer të flasë për kualifikimin e munguar të “axurrëve” në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi:

“Ka qenë një zhgënjim i madh, por mund të thuhet edhe se ka qenë një gjë e mirë për futbollin italian. Humbja më e madhe ka qenë fitorja e Botërorit 2006. Në atë moment futbolli italian është ndier më i forti dhe nuk e kuptoi domosdoshmërinë për të ndryshuar, ndërsa ata që humbën ndërmorën një rrugë tjetër”, ka thënë Oddo.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018