Bundesliga

Kampioni i botës i vetëofrohet Inter-it, zikaltrit kanë dyshime

Prej tre vitesh është një nga objektivat e klubit milanez. Emri i Andre Schurlle është kthyer në modë në këto ditë të merkaton së janarit. Lojtari nuk po gjen shumë hapësira te Borussia Dortmund, siç tregojnë edhe katër ndeshjet e luajtura deri tani në Bundesliga. Kjo është arsyeja pse Inter nuk është dukur shumë entuziaste nga dëshira e lojtarit për të luajtur me zikaltrit.

Nëfakt, menaxherët e Schurrle ia kanë ofruar atë Sabatinit dhe Ausilios, të cilët kanë marrë pak kohë për momentin. Spalletti-t i duhet një mesfushor krahu, por klubi nuk ka dhënë akoma miratimin për të nisur negociatat për futbollistin e Dortmund.

Kampioni i botës me Gjermaninë në 2014-ën (dha asistin për golin e Gotez kundër Argjentinës) do Inter-in dhe i është ofruar klubit milanez, por Borussia nuk e ka zakon të bëjë ulje për lojtarët që ka në pronësi. Vetëm një vit e gjysmë më parë e ka paguar 30 milionë euro dhe për këtë arsye nuk do ta lërë të lirë të largohet me ulje. Ndërkohë, Spalletti vazhdon të presë një përforcim…

Më shumë nga Bundesliga