Futboll

Kampioni i Francës merret falas, Barça i prish planet Milanit

Skuadra e Milan ka kohë që ka vënë në shënjestër mesfushorin e skuadrës kampione të Francës, PSG, Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni. 23-vjeçari ka refuzuar disa oferta që i kanë bërë drejtuesit e PSG-së për të rinovuar kontratën, ndërkohë që zërat për një transferim të tij nuk kanë munguar. Megjithatë, ai është aktivizuar rregullisht me PSG-në në League 1, ku në 8 ndeshje ka realizuar edhe një gol.

Mediat italiane thonë se edhe Barecelona është vënë në gjurmët e mesfushorit francez, pasi duan ta sjellin në “Camp Nou” sezonin tjetër, duke qenë se është për momentin një blerje me parametër zero. Arsyeja përse Rabiot ka refuzuar rinovimin është se ai kërkon një rrogë më të lartë se ajo që i ka ofruar PSG, ndaj dhe skuadrat më të mëdha në Europë janë gati të ndërhyjnë.

Milan shpreson që përmes Leonardo të arrijë të bindë Rabiot të firmosë për kuqezinjtë, por duket se vetëm Barcelona ka buxhetin e nevojshëm për të kënaqur financiarisht mesfushorin, ndaj për 23-vjeçarin do të nisë një ankand.

Më shumë nga Futboll