Boks

Kampioni olimpik në burg, akuza për ngacmim seksual ndaj një minoreni

Ish-boksieri kubanez Felix Savon, fitues i 3 medaljeve të arta olimpike në “Barcelona 1992”, “Atlanta 1996” dhe “Sydney 2000”, ka përfunduar në burg, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj monirenëve. Lajmin e kanë konfirmuar mediat kubaneze, që konfirmojnë se 51-vjeçari ndodhet prej 24 orësh pas hekurave, pas denoncimit që kanë bërë familjarët e një fëmije 12-vjeçar.

Shteti kubanez, që gjithnjë ka mbrojtur ikonat e tij të sportit, duke mbyllur skandale të këtij lloji, këtë herë nuk ka mundur të veprojë në kohë, pasi lajmi është publikuar në disa media. Ai ka qenë një mik I Fidel Kastro, që e ka konsideruar të “pamposhtur”. Savon ka mbyllur karrierën si sportist në vitin 2001, pas dy dekadash në ring, sport që e ka praktikuar që në moshën 14-vjeçare.

Felix Savon ka qenë kampion absolut në Lojërat Olimpike në peshën e rëndë, ku fitoi 3 medalje të arta, ndërkohë që është shpallur kampion bote në këtë peshë në 6 edicione radhazi të Botërorëve (vitet 1986-1997). Ai është boksieri kubanez me më shumë fitore në arenën ndërkombëtare, me 266 fitore dhe vetëm 9 humbje.

Më shumë nga Boks