Atletikë

Kampionia e botës kundër qeverisë: Rusia në vendnumëro në luftën ndaj dopingut

Kampionia e vetme e botës në atletikë nga Rusia, Mariya Kuchina (Lasitskene) i ka kërkuar qeverisë ruse dhe antidopingut të vendit të saj që të përshpejtojnë reformat dhe të shtojnë luftën ndaj dopingut, në mënyrë që edhe atletët e tjerë të kenë mundësi të garojnë. Atletët rusë nuk garojnë në evente ndërkombëtare që prej vitit 2015, për shkak të skandalit doping, ndërkohë që nga prilli atletët mund të garojnë si të pavarur, pasi të kenë plotësuar disa kushte. Por Kuchina ka akuzuar sot pushtetarët rusë se nuk po impenjohen në maksimum, në mënyrë që reforma e shumëkërkuar nga IAAF të zbatohet.

Atletja ruse Mariya Kuchina (Lasitskene), kampione e botes ne kercim se larti

Për fat të keq, në dy vite, nuk po shoh asnjë progres të dukshëm nga Federata Ruse e Atletikës dhe atletët tanë vazhdojnë të vuajnë këtë neglizhencë”, tha atletja ruse, që në Botërorin e fundit të Londrës garoi, por nuk mbajti dot në krahë flamurin e vendit të saj, pasi garoi si atlete neutrale. Si ajo garuan edhe 18 atletë të tjerë rusë, që sollën në Rusi edhe 5 medalje të argjendta, përveç të artës së Kuchina. “Nuk dua që ndonjë në Rusi të marrë meritën e medaljeve tona, apo të shprehen se janë bërë hapa përpara në luftën ndaj dopingut. Këto medalje janë frut i punës tonë. Dua të kritikoj pushtetarët, që nuk po punojnë”, tha Kuchina, kampione e botës në kërcim së larti.

Më shumë nga Atletikë