Mix Bota

Kampionia olimpike akuza trajnerit: Më ka dhunuar seksualisht

Mundësja japoneze Kaori Icho, fituese e 4 medaljeve të arta në Lojërat Olimpike (Athinë, Pekin e Londër në peshën 63kg dhe Rio në peshën 58) është sportistja e parë dhe e vetme femër që ka fqë ka arritur këtë rezultat në katër edicione radhazi. Ajo ka pohuar sot se është dhunuar nga një trajner i licensuar në Federatë, i cili më pas ka dhënë dorëheqjen pas protestave të komunitetit të mundjes.

Mes polemikave ka përfunduar edhe drejtori teknik i sektorit të zhvillimit në Federatën Japoneze të mundjes, Kazuhito Sakae, që ka kontribuar në suskesin e mundëses. Federata edhe pse me vonesë, ka pranuar denoncimin që kanë ngritur një grup avokatësh të sportistes, që kanë paraqitur edhe një raport të detajuar. Ato tregohen për 4 raste dhune seksuale nga ana e Sakae në dëm të Kaori Icho.

Për shkak të situatës, mundësja u detyrua të largohej nga kombëtarja në Botërorin e vitit 2010 në Guangzhou. Sakae ka nisur të abuzojë pasi ndryshoi bazën stërvitore të sportistes, kundër dëshirës së saj. Federata Japoneze e Mundjes ka deklaruar se do të hetojë rastin dhe shohë sistemin stërvitor, por kjo çështje po hetohet edhe nga qeveria japoneze.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Mix Bota