Atletikë

Kampionia olimpike lesbike, i jep fund beqarisë

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya, e famshme në gjithë botën për akuzat pak vite më parë se është burrë, çka solli edhe pezullimin e saj provizor nga garat, ka shkuar sot në altar. Por ajo nuk është martuar me një mashkull, por me të dashurën e saj Violet, me të cilën bashkëjetonte prej kohësh. Një martesë që ka konfirmuar faktin se Semenya është lesbike. Semenia është kampione olimpike e garës së 800 metrave, një sportiste që ka përfunduar shpesh në faqet e para të mediave, jo shumë për sukseset e saj se sa për faktin se është lesbike, apo se fiton, pasi ka hormone mashkullore. Dhe në dasmën e saj, ajo është veshur me kostum, ndërsa e dashura e saj Violet me fustanin e bardhë.

Caster Semenya gjate ceremonise martesore me te dashuren e saj Violet

Në këtë cermoni të zhvilluar në Pretoria, ajo ka ftuar mjaft miq, kolegë dhe të afërm. “Më në fund ia dolëm mbanë, kjo është dita jonë e përkryer, dita e martesës tonë”, ka thënë Semenya për fansat e saj, duke publikuar edhe fotot e martesës, pikërisht në ditën e saj të 26-të të lindjes. Një atlete që shpesh është akuzuar disa herë edhe nga koleget e saj, pasi forca e saj fizike ka berë që të kryqëzohet se është burrë. “Nuk vrapon fort se është e fortë, por se është mashkull”, kanë qenë akuzat, që detyruan IAAF të pezullojë atleten afrikano-jugore dhe t’i nënshtrohej një trajtimi special disa vite më parë. Por në vitin 2015 ajo mori 100% lirinë dhe ndërpreu kurat, për t’iu rikthyer garave dhe në “Rio 2016” fitoi medaljen e artë në Olimpiadë, në garën e 800 metrave.

Atletja caster semenya, fituese e te artes ne 800m, ne Rio 2016

Më shumë nga Atletikë