Basketboll

Kamza Basket hakmarret ndaj Tiranës, bardheblutë rrezikojnë play off-in

Java e 6-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka nisur me fitoren e Kamza Basket, që mundi 86-82 Tiranën, ndeshje e luajtur në Kamëz. Një hakmarrje për skuadrën kamzali, për humbjen me një pikë një muaj më parë në “Fahrie Hoti”. Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e ekuilibruar, ku barazimet ishin të shpeshta, por në fund triumfoi skuadra e Kamza Basket, suksesi i dytë sezonal në kampionat.

Nga Tirana pritej më shumë në këtë sfidë, por fusha konfirmoi problemet që kanë kampionët bardheblu, që tashmë rrezikojnë edhe kualifikimin në fazën e play off-it pas kësaj humbje. Java e 6-të do të vijojë nesër me dy takimet e radhës, ku spikat dueli i kreut mes Teutës dhe Partizanit, ndërsa Goga Basket do të presë Vllazninë në Durrës.

Basketboll – Superliga meshkuj, java e 6-të (9 nëntor)

Kamza Basket – Tirana, 86-82

E shtunë, 10 nëntor

Goga Basket – Vllaznia, ora 17:00 (Akademia Dh.Goga)

Teuta – Partizani, ora 18:00 (Durrës)

Renditja: Teuta 9 pikë (4/1), Goga Basket 9 pikë (4/1), Partizani 9 pikë (4/1), Kamza Basket 8 pikë (2/4), Tirana 8 pikë (2/4), Vllaznia 5 pikë (0/5).

Basketboll – Kategoria e Parë meshkuj, java e 6-të (10 nëntor)

Skënderbeu – Elbasani, ora 13:00 (Korçë)

Apolonia – Flamurtari, ora 13:00 (Vlorë)

E diel, 11 nëntor

Tirana Eagles Basket – Invaders, ora 18:00 (Fahrie Hoti)

Më shumë nga Basketboll