Basketboll

Kamza Basket kampione e Shqipërisë për të rinj, mund Superior në finale

Skuadra e Kamza Basket është shpallur sot kampione e Shqipëruisë në basketboll për të rinj, pas triumfit 100-56 në finale ndaj Superior Basket, ndeshje e luajtur në palestrën e Kamzës dhe e organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Dje u zhvilluan dy takimet gjysmëfinale, ku Kamza mposhti 84-61 Tiranën, ndërsa në sfidën tjetër ekipi i Superior mundi 87-65 Vllazninë.

Ndeshja finale nuk pati histori, ajo u dominua gjatë gjithë kohës nga basketbollistët e rinj të Kamzës, të cilët u shkëputën që në periodën e parë, skuadër që drejtohet nga trajneri Gledis Muhametaj. Një titull kampion që rikthen emrin e Kamzës në elitë, një ekip që disa vite më parë dominonte në kampionatin e të rriturve. Duket se një brez i rri basketbollistësh po rritet te Kamza.

Më shumë nga Basketboll