Kampionati Shqiptar

Kamza i beson eksperiencës së mbrojtësit, zyrtarizon Olsi Teqjen

Kamza vijon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë për sezonin e ri futbollistik. Lojtarët, nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli dhe të stafit teknik po djersijnë shumë këto ditë, me qëllim që t’i “karikojnë bateritë” më së miri. Nga ana tjetër, presidenti Naim Qarri dhe drejtori Andri Matraxhiu vazhdojnë me përforcimet, duke prezantuar ditën e sotme një tjetër prurje të re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kryeqytetas, Olsi Teqja, që më parë ka provuar të luajë Kastriotin, Apoloninë, Laçin, Tiranën dhe Shkëndijën e Tetovës. Ja njoftimi i Kamzës me këtë rast: “Olsi Teqja është lojtari ynë më i ri. Klubi i uron mirëseardhjen Olsit dhe vazhdon punën për goditje të tjera. Mbrojtësi me eksperiencë është aktivizuar në sezonet e fundit me skuadrat e Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës”.

 

 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar