Kampionati Shqiptar

Kamza: Na vjen edhe ne keq për Vllazninë; por kush gabon, ndëshkohet!

Drejtuesit e kuqebluve të Shkodrës shpresojnë ende te mrekullia, për të mos rënë në Kategorinë e Parë. Por, kjo gjë nuk varet më nga këmbët e Vllaznisë, port ë ë tjerëve, të “sterkëmbëshave” ndaj Kamzës. Thirrjet publike ndaj Laçit, që vijnë nga kryeqendra e veriut, për të mos toleruar këtë fundjavë, por jo vetëm, janë bërë shkak për një reagim të Kamzës. Sepse, ajo duket e vënë në “shënjestër” nga të gjithë, edhe nga mediat. Prandaj ka dalë me këtë qëndrim:

“Shikojmë në media vajtime dhe thirrje të ndryshme për Vllazninë. Kemi edhe ne keqardhje për një skuadër me tradita në futbollin tonë, por gara e tillë është: kush gabon, ndëshkohet!
Gabimet e Vllaznisë në menaxhim nuk mbulohen me propaganda mediatike. Megjithatë, nuk jemi këtu për të analizuar Vllazninë.

Shkodranët aty na kishin, në sheshin e burrave, në mes të “Loro Boriçit”, por e pa e gjithë Shqipëria se nuk na mundi dot në fushën e blertë. Dhe kur s’na mundi në fushën e blertë, padyshim s’mund të na mundë në media, apo me anë të thirrjeve të dëshpëruara për kundërshtarët tanë.

Kamza është me meritë në këto pozita dhe pa dhurata, si ndonjë rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos të bëjë të çuditurin për Vllazninë në këto momente, kur kjo situatë është e paralajmëruar prej kohësh. KF Kamza fton të gjithë tifozët në përkrahje të skuadrës dhe të jeni të bindur të gjithe se do të triumfojmë sërish! Para KAMZA!”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar