Kampionati Shqiptar

Kamza nis të “restaurohet”, rinovon mbrojtësi Igor Cukovic

Kamza ka nisur nga rinovimet e atyre lojtarëve, që ishin edhe sezonin e kaluar pjesë e saj. Kështu, drejtori sportiv, Andi Matraxhiu, ka gjetur ditën e djeshme akordin e vijimit të bashkëpunimit me mbrojtësin Igor Çukoviç, i cili e ka rinovuar kontratën edhe për një sezon me klubin. Ndërkohë, vijon puna për afrime në merkaton e kësaj vere, sidomos tani që është zgjidhur edhe puna e trajnerit dhe mendimi i tij do të ketë peshë në këtë drejtim.

Bledar Devolli ka identifikuar pikat dhe repartet, ku të tijtë kanë nevojë për ndërhyrje dhe, sipas mundësive, sidomos financiare, do të synohen elementë cilësorë nga vendi, por edhe nga jashtë. Objektivi është krijimi i një grupi solid, që të mos rrezikojë më qëndrimin në Superiore.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar