Futboll

Kamza pa trajner, 3 kandidatë për të marrë drejtimin e skuadrës

9 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje! Këto ishin statistikat e trajnerit Klodian Duro në krye të ekipit të Kamzës. Presidenti Naim Qarri dhe drejtuesit e klubit nuk e pritën më dhe vendosën ta pushonin nga detyra, pasi skuadra nuk po merrte pikë. Ish-tekniku shprehej se ekipi i tij po shfaqte futboll në fushën e lojës, por në ndeshjet e fundit kishte luajtur ndaj “14” personave duke akuzuar drejtpërdrejtë gjyqtarët. Histori e vjetër, kapitull i mbyllur tashmë!

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Tekniku i ri i Kamzës me shumë mundësi do ta nisë nga ndeshja me Kastriotin, ashtu si Duro kur mori drejtimin e skuadrës së Kamzës. Deri tani nuk ka diçka konkrete, por në lojë për të marrë drejtimin e ekipit kamzali janë 3 kandidatë. Ata janë Artan Mërgjyshi, Gugash Magani dhe Agim Canaj. I pari u largua nga Laçi pas një ecurie mjaft të mirë dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.

I dyti la Kosovën dhe Trepçën ’89 për mungesë rezultatesh, ndërsa i treti ka pak kohë që ka dalë nga “loja”. Ekipi i fundit që ka drejtuar është Bylisi në vitin 2015. Ai drejtoi për 8 ndeshje ekipin ballshiot dhe më pas u largua. Rikthimi në krye të një ekipi të Superiores do e fuste sërish në treg. Në fakt, probleme do të kenë dhe drejtuesit për të bindur ndonjë nga trajnerët, nisur nga problemet që kanë patur dhe dihen.

 

Më shumë nga Futboll