Kampionati Shqiptar

Kamza prezanton zëvendësuesin e Plakut, sulmuesi vjen nga Mali i Zi

Kamza duket e angazhuar seriozisht në merkato. Duke qenë se ka humbur sulmuesin e vet kryesor të sezonit të kaluar, Sebino Plaku, lojtar i cili është bërë tashmë pjesë e Kukësit, drejtori sportive Andi Matraxhiu ka menduar për zëvendësuesin e tij. Dhe të premten ka siguruar shërbimet e Ognjen Rolovic, i cili ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin. 24-vjeçari luan si sulmues dhe vjen nga skuadra e Birkirkara FC në Maltë. Ky futbollist malazez ka luajtur edhe me skuadra të tjera në karrierën e tij të deritanishme, si Kercem Ajax FC, Without Club dhe Kom Podgorica.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar