Kategoria e Parë

Kamza synon elitën, bën merkato superioreje

Ekipi i Kamzës në futboll po zhvillon një supermerkato këto ditë, pasi në gjirin e saj po afron edhe lojtarë të Superligës. Kryebashkiaku Xhelal Mziu prezantoi në zyrën e tij tre lojtarë me emër, të cilët kanë qenë edhe pjesë e ekipeve në elitë.

Ekipi i Kamzës në futboll po zhvillon një supermerkato këto ditë, pasi në gjirin e saj po afron edhe lojtarë të Superligës. Kryebashkiaku Xhelal Mziu prezantoi në zyrën e tij tre lojtarë me emër, të cilët kanë qenë edhe pjesë e ekipeve në elitë. Në praninë edhe të presidentit të klubit të futbollit FC. Kamza, Naim Qarri, si dhe trajnerit të skuadrës, Bledar Devolli, kryebashkiaku Mziu prezantoi tri goditjet e merkatos; Jetmir Sefën, Valdano Nimanin dhe Elton Basriu. Përveç tyre, Kamza ka zyrtarizuar edhe disa futbollistë të tjerë, të cilët do t’i japin cilësi ekipit për arritjen e objektivit kryesor, që është ngjitja e menjëhershme në Superligë.

13900459_10154988810179041_957345859_n

Gjatë prezantimit të tre futbollistëve, Mziu u shpreh shumë i kënaqur me nënshkrimin e kontratave me ta, edhe pse ishin mjaft të kërkuar nga ekipet e tjera: “Jam i kënaqur me nënshkrimin e kontratës me ju, sepse do të jetë një shtysë më shumë për të qenë pjesë e Superligës vitin që vjen”. Sa i përket mesfushorit Jetmir Sefa, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superligë, në prezantimin e tij, Mziu i tha që përveçse është një vlerë e shtuar për Kamzën, e adhuronte edhe kur ishte pjesë e ekipeve të tjera. Në kontakte të vazhdueshme me presidentin dhe trajnerin, kryebashkiaku Mziu e pa të nevojshme edhe afrimin e një qendërmbrojtësi siç është Basriu.

13874541_10154988810174041_1771200836_n

Sa i përket merkatos së skuadrës, edhe trajneri Bledar Devolli është shprehur me superlativa për afrimet e reja dhe për këtë falënderon shumë drejtuesit e Kamzës, duke filluar që nga kryebashkiaku Mziu deri te presidenti Qarri. Ai është shumë i kënaqur, pasi pranë ekipit të tij janë ofruar lojtarët që i ka dashur. Synohet edhe një qendërsulmues, që të kompletohet ekipi, ndaj nuk përjashtohet ndonjë surprizë në ditët në vijim. Pak ditë më parë pranë ekipit u zyrtarizuan edhe Frashëri, Boci dhe Rezi.

Më shumë nga Kategoria e Parë