Champions League

102 gola, 3 Champions, 1 titull përrallor… ja çfarë ka ndodhur nga hera e fundit që United ka fituar një sfidë me eliminim direkt

102 gola, 3 Champions, 1 titull përrallor… ja çfarë ka ndodhur nga hera e fundit që United ka fituar një sfidë me eliminim direkt

Manchester United është eliminuar nga Champions League prej Sevilla, të martën, pas 1-2 humbjes në “Old Trafford”. Spanjollët ia dolën mbanë pasi kishin barazuar 0-0 në fushën e tyre dhe United nuk arrin të fitojë një sfidë me eliminim direk në Champions që kur mposhtën Olympiacos në vitin 2014. Më poshtë po iu paraqesim një listë të gjërave që kanë ndodhur që nga hera e fundit që “djajtë” kanë kaluar raundin në Ligën e Kampioneve…

Harry Kane has plundered over 100 league goals since United last won a knockout fixture

Harry Kane ka shënuar 102 gola në Premier League

Rënia e United në Europë ka përkuar për shpërthimin e Harry Kane te Tottenham, i cili në harkun e katër viteve ka arritur një shifër të jashtëzakonshme golash. Kane nuk kishte shënuar asnjë gol kur United eliminoi Olympiacos në vitin 2014, por në katër sezonet e fundit ai ka shënuar 102 gola në kampionatin anglez, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë në të gjithë Europën.

Leicester were able to gain promotion, avoid the drop and stage the most unlikely title win

Leicester u ngjit në Premier dhe më pas fitoi titullin

Në vitin 2014, Leicester fitoi të drejtën për t’u ngjitur në kategorinë elitar në futbollin anglez dhe menjëherë u fut në grupin e pretendentëve. Në një kohë të shkurtër kjo skuadër nisi të fitojë dhe në drejtimin e dikujt të quajtur Claudio Ranieri u shpall kampione e Anglisë. Sër Alex Ferguson as që do e kishte imagjinuar diçka të tillë kur eliminoi Olympiacos.

Real Madrid have won the competition three times since United's knockout win in 2009/10

Real Madrid e ka fituar tre herë trofeun e Champions

Ndoshta kjo është statistika më e rëndë për tifozët e United dhe tregon diferencën e madhe që është krijuar mes “djajve” dhe rivalëve të tyre europianë. Teksa Manchester gjendet në ujëra të turbullta, Real Madrid ka dominuar duke e fituar tre herë trofeun që nga dita kur United eliminoi Olympiacos, duke ndryshuar historinë e futbollit modern ku Manchester ishte paraqitur më mirë se “Los Blancos” në veprimtarinë elitare.

Image result for mourinho premier league chelsea

Chelsea ka fituar dy herë titullin me dy trajnerë të ndryshëm

Teksa United vuan në Europë, trajneri i këtyre aktual Jose Mourinho u rikthye te Chelsea dhe i tregoi anglezëve se mbetet një fitues duke e shpallur Chelsea kampion në Premier. Ka kaluar aq shumë kohë nga kualifikimi i fundit i United në një ndeshje me eliminim direkt në Champions sa Chelsea ka fituar edhe një tjetër titull kampion, këtë herë me zëvendësuesin e Mourinho, Antonio Conte.

Enough time has elapsed for Leipzig to go from third tier to an established European force

RB Leipzig ka shkuar nga kategoria e tretë në Champions League

Në momentin që gjigantët bien, të voglat ngrihen dhe ky ka qenë shembulli i Leipzig. Në momentin që Manchester United eliminoi Olympiacos, Leipzig ishte në kategorinë e tretë në Gjermani. Ky klub është rritur aq shumë sa sivjet mori pjesë në fazën me grupe të Champions League dhe është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të Europa League.

Leeds have rattled through 10 managers since United last made strides in European football

Leeds United ka ndryshuar 10 trajnerë!!!

Në stadiumin e Leeds, “Elland Road” kanë parë dhjetë trajnerë të ndryshëm që nga hera e fundit që “djajtë” janë kualifikuar në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League, por vazhdon të jetë në Championship. Neil Redfearn, Neil Warnock, Brian McDermott, Dave Hockaday, Darko Milanic, Uwe Rosler, Steve Evans, Garry Monk, Thomas Christensen dhe së fundmi Paul Heckningbottom kanë drejtuar këtë ish-skuadër të lavdishme…

Më shumë nga Champions League