RUSI 2018

Kane: Krenar për Këpucën e Artë, por nuk do t’ia kisha dalë pa ata

Kapiteni i Anglisë Harry Kane ndihet krenar për fitoren e Këpucës së Artë por meritat ia ka dhënë shokëve të ekipit.

Kane është shpallur golashënuesi më i mirë i turneut me 6 golat e shënuar, megjithëse nuk shënoi asnjëherë në fazën e nokautit.

“Jam shumë krenar që kam fituar Këpucën e Artë të Botërorit. Nuk do të ishte e mundur pa shokët e ekipit dhe punës së madhe që bëhet në prapaskenë.”

Tre nga golat janë shënuar me penallti, ndërsa tre të tjerët në lojë.

Tani sulmuesi anglez do të shijojë disa ditë pushime me familjen e tij përpara se të rikthehet tek Tottenham për një tjetër sezon të vështirë në Premier League.

Më shumë nga RUSI 2018