Champions League

Harry Kane: Nuk kemi frikë nga Juventus, përkundrazi…

Harry Kane: Nuk kemi frikë nga Juventus, përkundrazi…

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, po pret me padurim sfidën me Juventus, sepse është hera e parë për të dhe shokët e tij që arrijnë në këtë fazë të Champions League. Shorti i veprimtarisë më elitare në nivel klubesh ka vënë kampionët e Italisë, dy herë finalistë të Champions League në tre vitet e fundit, përballë spërsave që fituan Grupin H, duke lënë pas shpine Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Kane pranon se Juventus është një nga kundërshtarët më të fortë të mundshëm, por ka shumë besim te kualifikimi i Tottenham.

Harry Kane said they will use the confidence gained from the groups for this two-legged affair

“Kjo është arsyeja përse Champions League është kaq e fortë, – tha 24-vjeçari Kane. – E pamë të gjithë bashkë shortin në palestër dhe ishte një moment emocionues, sepse për herë të parë jemi në këtë fazë të veprimtarisë më prestigjioze. Nuk kemi frikë nga Juventus, përkundrazi, besojmë te kualifikimi.” Për herë të fundit, Tottenham ka shkuar në çerekfinale në vitin 2011, por u eliminua nga Real Madrid me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Më shumë nga Champions League