Connect with us

Futboll

Kane “poker”, Tottenham luan “tenis” në Leicester

Tottenham Hotspur ka fituar 6-1 në fushën e Leicester, në ndeshjen e parafundit të Premier League për të dyja skuadrat. Harry Kane shënoi golin e parë për londinezët, pas pasimit të marrë nga Son, në mesin e pjesës së parë, ndërsa dhjetë minuta para fundit të këtij fraksioni, koreano-jugori Son shënoi personalisht, pas pasimit të marrë nga Dele Alli.


All Goals & highlights HD – Leicester 1-6… by fotlive

Kur u mbush një orë lojë, Leicester kampion i edicionit të kaluar, hyri në lojë me golin e Chilwel. Por në minutën e 63-të, Kane shënoi golin e dytë personal, i cili siguroi fitoren e “spursave”, që më pas u shndërrua në goleadë me gola të tjerë. Son shënoi të katërtin dhe u bë lojtari i tretë i Tottenham, pas Kane dhe Alli, që arrin shifrën e 20 golave në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni.

Dy minuta para fundit, Harry Kane shënoi golin e tretë personal dhe të pestin për Totteham që ka 83 pikë, shtatë më pak se Chelsea kryesues dhe tetë më shumë se Manchester City i vendit të tretë. Por Leicester kaloi nga shiu në breshër kur Kane kompletoi “pokerin” personal, që e ngjit në krye të renditjes së golashënuesve me 26 gola, dy më shumë se Lukaku.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll