Premier League

“Kante, mesfushori më i mirë? Kam dyshimet e mia”

Mesfushori i Burnley-it Joey Barton ka thënë se lojtari i Chelsea N’Golo Kante nuk është aq mirë sa thonë të tjerët. Kante ka qenë i jashtëzakonshëm që nga momenti i transferimit në futbollin anglez, me francezin që ka ndihmuar Leicester City-in të realizojë një nga arritjet më të mrekullueshme sezonin e kaluar, ndërsa tani pritet ta mbrojë titullin e fituar me “Dhelprat” me fanellën e skuadrës së Antonio Conte. 25-vjeçari është vlerësuar shumë për lojën e treguar në këtë sezon, por Barton, i cili ka luajtur kundër Kante në Francë, nuk është aspak dakord. “Të gjithë në Angli po lënë mendjen mbas Kante, kjo është moda e momentit. Ai konsiderohet mesfushori më i mirë në botë, por nuk është kështu. Është shumë i mirë, por unë kam luajtur kundër tij 3 javë më parë”.

“Është një shkatërrues i jashtëzakonshëm, që luan në një ekip të madhe, por ai nuk është një lojtar që krijon. Dhe nuk mund ta quash mesfushorin më të mirë në botë një futbollist që nuk ka luajtur në Champions League”, ka thënë Barton, duke shtuar. “Dy vite më parë, askush nuk e dinte se kush ishte dhe unë jam befasuar që disa vëzhgues e kanë anashkaluar. Jam skeptik, ashtu siç isha për Dimitri Payet. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar me West Ham, duke i befasuar të gjithë. Kur unë luaja te Marseille dhe ai luante te Caen, nuk ishte nga ata lojtarë që bënin diferencën në ndeshjet e mëdha. Asnjë skuadër e madhe nuk bëri një ofertë për të. Të vetmet oferta erdhën nga Kina dhe Marseille. Mund të ma shpjegoni pse?”.

Më shumë nga Premier League