Futboll

Kante: Nuk ndihem si lojtari më i mirë në Premier League

Ylli i Chelsea N’Golo Kante pranon se është duke bërë një sezon të madh në “Stamford Bridge” por mohon se është lojtari më i mirë në Premier League. Lojtari i përfaqësueses franceze ishte një nga lojtarët kryesorë sezonin e kaluar kur Leicester City fitoi titullin kampion, me paraqitjet e tij që bënë që Chelsea të paguante 38 milionë euro për shërbimet e lojtarit gjatë korrikut të kaluar.

Ylli i Chelsea N’Golo Kante pranon se është duke bërë një sezon të madh në “Stamford Bridge” por mohon se është lojtari më i mirë në Premier League. Lojtari i përfaqësueses franceze ishte një nga lojtarët kryesorë sezonin e kaluar kur Leicester City fitoi titullin kampion, me paraqitjet e tij që bënë që Chelsea të paguante 38 milionë euro për shërbimet e lojtarit gjatë korrikut të kaluar. Kante po shijon një tjetër sezon të mrekullueshëm dhe është rrugës për t’u shpallur sërish kampion në Angli. “Jam duke luajtur mirë, por nuk besoj se jam lojtari më i mirë i Premier League,” shprehet Kante për Telefoot.

“Ka shumë lojtarë të mirë. Shumë lojtarë të ekipit tim do ta meritonin të quheshin më të mirët.” Conte pretendoi të shtunën se shtatë fitore të tjera të Chelsea në 10 ndeshjet e mbetura do t’ garantonte titullin kampion të dytë në tre sezonet e fundit. Kante shprehet se nuk do të shpërqendrohen duke menduar më tepër se sa duhet, teksa pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare i presin ndeshjet kundër Crystal Palace dhe Manchester City. “Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Këtë janë duke menduar të gjithë. Jemi në një pozicion të mirë, por nuk mund ta ulim ritmin tani.”

Më shumë nga Futboll