Premier League

Kaos Lukaku: Shkoi te United pas një riti magjik

Një mister i vërtetë ka shpërthyer në orët e fundit në Premier League dhe ka të bëjë drejtpërdrejtë me sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku, dhe arsyen pse ai u largua nga Everton.

Sipas pronarit të Everton, Farhad Moshi, sulmuesi i ka telefonuar mamasë gjatë merkaton, teksa ajo ishte në një pelegrinazh në Afrikë. Ajo i ka rrëfyer të birit se kishte parë një rit voodoo që tregonte se ai duhej të largohej nga klubi liverpulas.

Ky lajm është përgënjeshtruar menjëherë nga stafi i lojtarit, që ka kontaktuar “BBC”: “Vendimi i Romelu nuk ka pasur lidhje me asnjë rit voodoo. Lukaku është katolik dhe voodoo nuk është pjesë e jetës së tij. Thjesht nuk kishte më besim tek Everton dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë ekip”.

Më shumë nga Premier League