Champions League

Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Një tifoz i Liverpool raportohet të jetë goditur me thikë pranë stadiumit Anfield në prag të ndeshjes së sotme ndaj Roma-s.

Tifozi thuhet të jetë sulmuar pranë të famshmit The Albert Pub, pak momente përpara deshjes.

Daily Star raporton se incidenti ka ndodhur në pjesën mbrapa tribunës kryesore të stadiumit pas përplasjes mes tifozerive rivale.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka trajtuar të plagosurin.

Në orët e ardhshme priten më shumë informacione.

 

Më shumë nga Champions League