Kampionatet në Europë

Kaos në Madrid: Perez “shkarkon” Ancelottin, por ekipi mbështet trajnerin italian

Një situatë e komplikuar në klubin madrilen. E ardhmja e stolit të Real Madrid shndërrohet në një odise të vërtetë: situata është pak a shumë e qartë, presidenti Florentino Perez ka vendosur të heqë dorë nga trajneri Carlo Ancelotti duke e zëvendësuar me Jurgen Klopp, që në korrik do të largohet përfundimisht nga Borussia Dortmund ose mbi Rafa Benitez, i cili është shumë pranë divorcit me Napolin.

1462934-31255720-1600-900

Foto: Rafael Benitez (majtas) dhe Jurgen Klopp (djathtas), dy kanditatët për stolin e Real Madrid

Por lojtarët e Realit i kanë kërkuar presidentit rikonfirmimin e teknikut italian: “Duam që Carlo Ancelotti të qendrojë”. Një situatë kaotike. Nga njëra anë, nga Gjermania, u publikua lajmi që Perez ka arritur një marrëveshje paraprake me Jurgen Klopp: tre vite me një kontratë prej 8 milionë eurosh në vit. Nga ana tjetër, qarkullojnë zërat që dëshirojnë rikthimin e Rafael Benitezit në Spanjë, aty ku nisi karrierën e tij shumë vite më parë. Aq sa për të lënë pezull edhe hipotezën e kalimit të Benitezit tek West Ham. Por mbi të gjitha, pozicionimi i Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij të ekipit që sipas të përditshmes spanjolle “AS” i kanë kërkuar presidentit rikonfirmimin e Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm.

cristiano-sergio-ramos-florentino-perez

Foto: Sipas “AS” Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit i kanë kërkuar Florentino Perez të rikonfirmojë Carlo Ancelottin

 


 
Dhe në sfond edhe Napoli me Milanin. Përse? Pasi me lamtumirën e Benitezit, që tashmë është e sigurt, për stolin e “axurrëve” është gati Sinisa Mihajlovic (edhe pse emri i Jurgen Klopp i pëlqen shumë presidentit De Laurentis) ndërsa për kuqezinjtë e Milanit nuk është mister që rikthimi i Carlo Ancelottit është i mirëpritur nga të gjithë. Pra një “lëmsh” ndërkombëtar, ku pasi lëviz një komponent, fillon rënia e lirë e të gjithë të tjerëve.
 
[total-poll id=26351]

Më shumë nga Kampionatet në Europë