Bundesliga

Kapiteni i Dortmund “thumbon” trajnerin Low

Marcel Schmelzer ka veshur 16 herë fanellën e përfaqësueses gjermane. Hera e fundit ka qenë në fitoren 1:0 ndaj Kilit marsin e vitit 2014. Por as ai vetë nuk mendon se do të kryejë më shumë ndeshje me shqiponjën në gjoks…

“Nuk ka gjë më të bukur se sa të veshësh fanellën e Gjermanisë. Por nuk qenka e shkruar,” tregon Schmelzer.

Por përse? “Tani që trajneri ka rinovuar kontratën edhe njëherë, do të jetë e vështirë për mua.” Prapaskena: Vjeshtën e kaluar Jogi Low ka rinovuar deri në 2020 kontratën me Federatën Gjermane.

Ai e ka kritikuar mbrojtësin gjerman, duke u shprehur në prag të ndeshjes së fituar 6:1 ndaj Irlandës: “Tre, katër apo pesë muajt e ardhshëm do të na duhet të luajmë me Marcel Schmelzer në ekip.”

Image result for joachim low

Më shumë nga Bundesliga