Nations League

Paralajmërimi i Chiellini-t: Po nuk luajtën në Champions…

Fitorja në “frymën e fundit” ndaj Polonisë i ka lejuar kombëtares italiane të shmangë rënien edhe në Ligën e Kombeve, duke dhënë shpresë për të ardhmen. Por, Giorgio Chiellini ka një recetë të rëndësishme për t’i bërë axurrët e rinj që të rriten më shpejt.

“Ata ende nuk kanë grumbulluar shumë përvojë ndërkombëtare. Turnetë e vetëm, në të cilët mund ta bëjnë këtë, janë ato me kombëtaren dhe Liga e Kampionëve. Kështu që iu them këtyre djemve: përpiquni të luani sa më parë në Ligën e Kampionëve”, – thotë Chiellini për “Tuttosport”.

Me pak fjalë, mesazhi i kapitenit të Juventusit dhe ekipit kombëtar është i qartë dhe merret vesh se kujt i drejtohet. Në fakt, vetëm 4 nga 11 lojtarët e formacionit startues të trajnerit Mancini në Chorzow nuk kanë luajtur kurrë në Champions: Donnarumma, Biraghi, Barella dhe Chiesa.

Por, nëse shpresat e të parit në këtë drejtim mund të përmbushen si portier i Milanit, tre të tjerët, nëse duan të ndjekin këshillën e Chiellinit, do të duhet të mendojnë për një transferim të mundshëm.

“Për gjashtëdhjetë minuta, të mërkurën kemi zhvilluar një lojë të madhe. Ne u shpërblyen në fund, por kishim mundësi të shënonim më parë. Është një rezultat që na jep besim, por kemi nevojë për t’u përmirësuar akoma”, – shton Chiellini.

Më shumë nga Nations League