Bundesliga

Kapiteni rinovon kontratën me Borussia Dortmund

Kapiteni rinovon kontratën me Borussia Dortmund

Flitej se do të shkonte te Milan i Gattuso. U fol për një muaj me radhë, por këto zëra merkatoje janë shuar përfundimisht pasi Marco Reus ka rinovuar kontratën e tij me Borussia Dortmund. Kapiteni ka firmosur deri në vitin 2023 për klubin gjerman dhe lajmi është konfirmuar nga Borussia në rrjetet sociale.

U tha se sponsori i ardhshëm teknik i Milan, “PUMA”, që është edhe sponsori kryesor i Reus, po punonte për transferimin e gjermanit te kuqezinjtë, por thashethemi është hedhur poshtë pasi Reus rinovoi deri në vitin 2023 dhe do të marrë rreth 5 milionë euro në sezon si pjesë e BVB.

Më shumë nga Bundesliga