Futboll

Karabeci: Kjo skuadër nuk është për këtë kategori, tani të fitojmë gjithcka

Në një konferencë për shtyp lojtari i Tiranës, Erando Karabeci, ka folur rreth situatës që po kalon ekipi dhe pretendimeve për tu ringjitur në Superligë. Mbrojtësi bardheblu është shprehur i lumtur që Tirana po merr rezultate të mira, që sipas tij kanë ardhur falë punës në ekip.

“Kemi bërë detyrën në këto 4 javë, ndaj tani nuk na mbetet tjetër gjë vecse të ruajmë ritmin. Nga cdo ndeshje duhet marrim tri pikë dhë prioritet është që t’i vrasim ndeshjet. Edhe pse jemi në  Katëgorinë e Parë, mendoj se me grupin aktual do ishim të denjë edhe për Superioren.

Këtë e kemi treguar, por rëndësi ka që të jemi me këmbë në tokë, pasi në fund të fundit nuk kemi bërë asgjë. Duhet të fitojmë që të gjitha ndeshjet dhe duhet të mos kemi asnjë gabim gjatë rrugës.

Dhe kur them gabim, përfshij edhe barazimin. S’ka rëndësi ku luajmë, brenda apo jashtë fushe, qëllimi nuk ndryshon. Mendoj se po sillemi si Tirona. Numrat janë shumë të mira, pasi nuk kemi pësuar gol dhe duhet të vazhdojmë ta mbajmë 0 këtë kolonë, pasi është shumë e rëndësishme.

Kur thashë t’i ‘vrasim’ ndeshjet e kisha edhe për këtë pjesë, pasi duhet t’i fitojmë sa më thellë të jetë e mundshme. Ky bilanc rrit besimin dhe ndikon në moralin e kipit dhë normalisht kundërshtarët i demoralizon, pasi kur të ndeshen me ne do e kenë të qartë se me kë kanë të bëjnë.

Fakti që shënojnë të gjithë, është meritë e punës dhe trajnerit, pasi punon shumë për gjetjen e golit. Ngjitja është një mision i detyrueshëm. E kemi nisur mirë, por tashmë duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Një bonus që këmi pasur në këtë fillm sezoni është koha dhe kjo ka bërë që fushat të jeni në kushte të mira. I druhem vetëm pjesës kur do fillojnë shirat, ndoshta mund të kemi problem. Gjithësesi, ne nuk kemi justifikim. Për çdo ekip në Botë, përkrahja e tifozëve është një bonus dhë sidomos për Tiranën”

 

 

Më shumë nga Futboll