Kampionati Shqiptar

Karabeci: Luajmë në sulm ndaj Kukësit, duam kualifikimin

Tirana, klubi më i titulluar i futbollit në Shqipëri, me më shumë Kupa të Shqipërisë të fituara, garon këtë edicion në Kategorinë e Parë, si kurrë më parë në histori. Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar të jetë çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë, fituese në fuqi e këtij trofeu, me ambicien e madhe për t’i shkuar rrugës deri në fund edhe kësaj here. Për ta bërë këtë, duhet kaluar nesër Kukësi, me të cilin bardheblutë kanë barazuar 1-1 në çerekfinalen e parë, në “Selman Stermasi”. Erando Karabeci, kapiteni i 24 herë kampionëve, ka bërë prognozën e tij me këtë rast:

“Shkojmë në Kukës për të fituar, për të bërë lojën tonë. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, por jemi përgatitur për të sulmuar. E dimë që do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi mungesa, ashtu si edhe Kukësi. Fusha është e njëjtë për të dyja skaudrat. Nuk duhet të justifikohemi, por të shkojmë në Kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualfikimin. Gjykimi? Sigurisht, kur je në fushë dhe sheh të të bëhet një padrejtësi, të vjen natyrshëm reagimi. Por ne nuk duhet të merremi me gjyqtarët. Të shpresojmë që gjykimi në Kukës të jetë i drejtë”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar