• Karabeci: Tirana, “ok” edhe me grupin aktual të lojtarëve!

    Publikuar: 11 Jan 1:21

    Mirel Josa ndihet i shqetësuar që nuk i ka pasur këto ditë në dispozicion disa futbollistë titullarë, për shkaqe të ndryshme. Bashkë me bardheblutë, që është rikthyer për herë të tretë t’i drejtojë si trajner, Josa po djersin në përgatitoren e Antalias. Kapiteni i 24 herë kampionëve të vendit, duke folur për mikrofonat e “Supersport”, nënvizon se stërvitja në tokën turke duhet të kolaudojë grupin dhe finalizojë mënyrën e qartë të të luajturit në pjesën e mbetur të sezonit:

    “Të jemi realistë, kjo është një minifazë që shërben për kolaudimin e grupit, por edhe për të gjetur ato skema apo rreshtime që na japin më shumë rezultat. Prblemi është se disa lojtarë kryesorë ende nuk kanë mbërritur për shkak të kohës së keqe. Kjo nuk është gjë e mirë në këtë minifazë. Merkato? Mendoj se çdo ekip kërkon të përforcohet sa herë vjen periudha e merkatos, por duhet ta pranojmë se alternativat në janar janë të pakta.

    Se ku ka nevojë skuadra për përforcime e dinë drejtuesit, por unë mendoj se jemi “ok” edhe me grupin aktual. Fjala titull? Të pranosh se je pretendent duhet të kesh vazhdimësi në rezultate. Ky ka qenë problemi ynë më i madh gjatë pjesës së parë të sezonit. Për lojën që kemi zhvilluar ndoshta kemi qenë ndër më të mirët, por kjo nuk mjafton. Duhet të jem më efikasë para portës.”


    Lexo postimet e tjera

    Breaking