Futboll

Karim Benzema mbetet përfundimisht jashtë Kupës së Botës 2018

Karim Benzema mbetet përfundimisht jashtë Kupës së Botës 2018

Shpresat e Karim Benzema për të luajtur sërish me kombëtaren franceze janë zvogëluar ndjeshëm pas deklaratës së presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet. Sulmuesi i Real Madrid është lënë jashtë kombëtares në dy vitet e fundit pasi u përfshi në një skandal shantazhi ndaj Mathieu Valbuena, në lidhje me një regjistrim të një video me përmbajte erotike. Benzema e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u rikthyer me “gjelat”, pasi gjykata e shpalli të pafajshëm ndaj akuzave të Valbuena i kishte bërë.

The French Football Federation (FFF) president says a return for Benzema would be 'difficult'

Ndeshja e fundit e Benzema ka qenë miqësorja kundër Armenisë në tetor 2015, ku shënoi dy gola. Megjithatë, duket se 29-vjeçari nuk do të jetë pjesë e kombëtares në Kupën e Botës, verën e ardhshme në Rusi. “Nuk ka më asnjë vendim që ta ndalojë rikthimin e tij në kombëtare, por e shoh të pamundur të Benzema të shkojë në Rusi, sepse tanimë ne kemi ndërtuar një skuadër solide. Kemi një numër të madh futbollistësh të talentuar në skuadër, sidomos në sulm, dhe Benzema është lënë jashtë për zgjedhje teknike nga trajneri Deschamps,” – tha La Graet.

Më shumë nga Futboll