Champions League

Karius harron gafat e Kievit, arratiset me ish-të dashurën e CR7

Një arratisje e vërtetë, por që është më shumë romantike sesa për t’iu shmangur kritikave. Loris Karius, pas gafave të Kievit ka vendosur të kalojë disa ditë pushim në Bora Bora.

Portieri i Liverpool nuk do tyë jetë vetëm, por në shoqërinë e Daniella Grace, ish-e dashura e Cristiano Ronaldo. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”.

27-vjeçarja ka qenë e pranishme në Kiev për ndeshjen e zhvilluar mes Liverpool dhe Real Madrid. Çifti, sipas “Bild”, ka vendosur të largohet nga zhurma dhe të shkojë në Bora Bora, ku do të qëndrojnë në një hotel që kushton 1.800 euro nata.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League