Futboll

Karius largohet nga Liverpool, huazohet për 2 sezone te bardhezinjtë

Portieri Loris Karius do të luajë në Superligën turke me skuadrën e Besiktas, lajm që konfirmohet nga mediat britanike, sipas së cilave gjermani do të transferohet në formë huazimi për 2 sezone nga ana e Liverpool. Vlera e këtij transferimi do të kapë shifrën e 10 milionë stërlinave, nga të cilat 2.25 do të paguhen menjëherë nga turqit, ndërsa 7.25 do të paguhen me këste në dy vitet në vijim.

Karius humbi vendin e titullarit te skuadra e Klopp pas gafave që bëri në finalen e Champions League, ku Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Liverpool dhe portieri gjerman ishte ai që i dhuroi fitoren skuadrës “merengues” me gabimet e tij. Vendin e tij te skuadra e “reds” e ka zënë braziliani Alisson dhe, për pasojë, Karius ka hapur krahun dhe tani kërkon të rikthehet protagonist në Turqi, me Besiktas.

Portieri i dytë te skuadra e Liverpool pritet të jetë Simon Mingolet, ndërsa karius do të jetë tityullar te turqit, pas largimit te Fabri te Fulham në merkaton e verës. Edhe pse Klopp i ka dhënë mundësi Karius të luajë në disa miqësore në periudhën para kampionatit, portieri gjerman kërkon të nisë një aventurë të re, për të harruar makthin e finales së Champions League.

Më shumë nga Futboll