Connect with us

Premier League

Kartoni i kuq zhbllokon Tottenham, Kane s’di të shënojë në gusht

Java e parë e kampionatit anglez ka vazhduar sot me ndeshjen Newcastle-Tottenham. Skuadra e Rafa Benitez është kthyer në kategorinë kryesore të futbollit anglez pas një viti të kaluar në Championship. Megjithatë, rikthimi nuk ka qenë pozitiv për bardhezinjtë, të cilët janë mundur nga ekipi i Mauricio Pochettino-s. Gjithsesi, nuk ka qenë një fitore e lehtë për nënkampionët e Anglisë, të cilët kanë arritur ta zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 61-të, pasi vendasit kishin mbetur me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Shelvey. Ky i fundit është bërë lojtari i parë i Neëcastle që merr karton të kuq në “St James Park”, në ndeshjen hapëse të sezonit që nga Alan Shearer në 1999-00.

Po të mos kishte qenë për këtë karton të kuq ka shumë mundësi që takimi të ishte mbyllur në barazim 0-0. Në fakt, rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes është krijuar nga vendasit, që kanë shkuar afër golit pak minuta pasi kishin mbetur me dhjetë lojtarë. Kanë qenë reflekset e Lloris që kanë shpëtuar Tottenham në minutën e 52-të. Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur nëntë minuta më vonë dhe është realizuar nga talenti i futbollit anglez, Del Alli, me këtë të fundit që ka shënuar fluturimthi pas një pasimi perfekt të Erikssen, që është lojtari që ka dhënë më shumë asiste në Premier League nga sezoni 2015/16: 29.

Ndeshja është mbyllur përfundimisht në minutën e 71-të, kur Davies ka realizuar golin e dytë për miqtë. Ndërkohë, Harry Kane, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, vazhdon të ketë probleme në muajin e gushtit. Në fakt, kjo ka qenë ndeshja numër 11 e luajtur nga ai në këtë muaj që është mbyllur pa gol.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League