Kategoria e Parë

Kastrioti firmos me Kepin dhe Lekajn

Bruno Kepi dhe Senad Lekaj janë dy futbollistët e fundit që iu bashkuan sot në mënyrë zyrtare Kastriotit të Krujës. Dy ish-futbollistët e Tërbunit pas bisedimeve që zgjatën 3 ditë, arritën që të binden dhe të hedhin firmën në kontratë mesditën e sotme. Ata do të vihen nën urdhrat e trajnerit Plori pasditen e sotme.

Senad Lekaj, mesfushori që iu bashkua sot Kastriotit

Për tekniku shkodran të dy futbollistët nuk janë të panjohur, sepse Plori i drejtoi ata përgjatë sezonit të shkuar kur ishte në krye të pankinës së Tërbunit. Kepi luan në qendër të mbrojtjes ndërsa Lekaj luan më mesfushë. Këta janë dhe dy përforcimet e fundit të Kastriotit, ekip që synon rikthimin në Superiore. Ky është objektivi sezonal i presidencës krutane, e cila po bën shpenzime të larta që në fund të sezonit 2015-2016 të jenë në krye të Grupit A të Kategorisë së Parë

[total-poll id=56616]

Më shumë nga Kategoria e Parë