Kategoria Superiore

Kastrioti kërkon fitore ndaj Kamzës, hap dyert e stadiumit për tifozët

Kastrioti kërkon fitore ndaj Kamzës, hap dyert e stadiumit për tifozët

Ashtu si Kamza edhe Kastrioti është në pozita të vështira në kampionat, të paktën deri më tani. Të dyja skuadrat do të kenë një përballje mes tyre, në javën e 13 të Superligës, takim që do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Kastrioti vjen me synimin e qartë për të marrë tre pikët në shtëpi, përballë një kundërshtari që është duke kaluar vështirësi. Për më tepër që Kamza do të luajë në këtë ndeshje pa trajner, pasi Klodin Duro është shkarkuar.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, drejtuesit e klubit të Kastriotit kanë vendosur të ofrojnë edhe një bonus për lojtarët, duke u siguruar mbështetjen e sa më shumë tifozëve.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur që për ndeshjen e së dielës, tifozët të futen falas në stadium. Lajmin e ka bërë të ditur klubi krutan në faqen zyrtare në facebook.

“Njoftim! Këtë të djelë, në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, zhvillohet ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Kamzës. Duke qenë se kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme dhe kundër një rivali direkt për mbijetesë, Klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë #FALAS për të gjithë tifozët e Kastriotit.

Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë përballje delikate, ndaj ju ftojmë të jeni të pranishëm dhe të përkrahim skuadrën në këtë ndeshje që duhet fituar me çdo kusht”-shkruan Kastrioti.

Më shumë nga Kategoria Superiore