Futboll

Kategoria e Parë dhuron surpriza, ja rezultatet e javës së tetë

U luajtën sot nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Parë. Në pritje të ballafaqimit direkt mes dy pretendentëve në Grupin A, Besa dhe Kastrioti, sot janë luajtur ndeshjet e tjera në të ashtuquajturin grupi i veriut. Në temperatura të ulëta është luajtur ndeshja mes Tërbunit dhe Dinamos, në Pukë. Pavarësisht ngulmimit të gjatë të vendësve, skuadrat kanë ndarë nga një pikë, falë barazimit pa gola. Besëlidhja u është falur golave të Ndrecës dhe dy herë Ajazit ndaj dibranëve, në Lezhë, duke marrë tri pikë të çmuara dhe ngjitur në vendin e tretë. Rrogozhinasit kanë surprizuar Burrelin në shtëpi, duke dalë me pikët maksimale nga transferta në “Liri Ballabani”. Golin për Egnatian e ka shënuar Nako me penallti. Në Shijak është regjistruar rezultati surprizë, 1-3. Të parët kanë shënuar vendësit e Erzenit, me anë të Pashja, me penallti, ndërsa Pusi ka vendosur barazpeshën në pjesën e dytë, para se Markolaj të kompletonte përmbysjen e madhe dhjetë minuta nga fundi i lojës dhe Erkoçeviq në limitin e sfidës.

Kryesuesit e Grupit B, Tirana, e cila luan për herë të parë në këtë kategori, kanë vijuar marrshimin e tyre, çka u ndëpre javën e shkuar me të vetmen humbje deri tani. Për bardheblutë, që kanë triumfuar 2-0 ndaj Apolonisë në “Selman Stermasi”, kanë shënuar Halili dhe Celhaka. Rivali kryesor i kryeqytetasve në këtë grup, Bylisi, nuk ka falur në shtëpi. Ai ka mundur kuçovarët 3-0, duke vijuar të ruajë largësinë prej 3 pikësh nga bardheblutë. Edhe Tomori e ka thënë të plotë fjalën e tij në këtë “stacion” të garës. Në stadiumin e Kucovës, ku po “migrojnë” në këtë kampionat, beratasit kanë fituar 4-0 ndaj Shënkollit dhe ruajnë pozicionin në vendin e tretë të klasifikimit. Pogradeci ka dalë me tri pikë nga Peqini, duke iu falur golit të vetëm të kësaj sfide, të realizuar nga Cekici. Barazim pa gola është regjistruar në Cërrik, mes Turbinës vendëse dhe fushë-krujasve.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Kategoria e Parë, java e 8-të
Grupi A
18.11.2017
BESËLIDHJA-KORABI  3-0
Golat: Ndreca 25’, Ajazi 87′, 90+1′

ERZENI-VLLAZNIA 1-3
Golat: Pashja 45+1’ (pen) / Pusi 66’, Markolaj 80′

BURRELI-EGNATIA 0-1
Golat: Nako 40’ (pen)

TËRBUNI-DINAMO 0-0 

19.11.2017
BESA-KASTRIOTI
(14:00)

 

Grupi B
18.11.2017
TOMORI-SHËNKOLLI  4-0
Golat: Sharavolli 22’, Onuh 44’, Hyseni 58’, Kopace 82′

TIRANA-APOLONIA   2-0
Golat: Halili 27’, Celhaka 41’

BYLIS-NAFTËTARI  3-0
Golat: Murataj 65’, Zisi 68’ (pen), 83′

SHKUMBINI-POGRADECI  0-1
Golat: Cekici 42’

TURBINA-ILIRIA   0-0

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll