• Kategoria e Parë / Frenon Kamza, Bylis parakalon Lushnjën

    Publikuar: 18 Mar 8:45
    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Janë luajtur sot 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e dytë të fazës së tretë që ka çelur edhe formulën e përgjysmimit të pikëve të ekipeve dhe ndarjen e dy grupeve në dy nëngrupe, në ato që luftojnë për kreun e klasifikimit dhe ngritjen në Superligë, si dhe në ato që luftojnë për mbijetesë, për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë. Ndeshje nga të cilat padyshim tërheqin vëmendjen rezultatet në Kamza-Shënkolli, e përfunduar në barazim 1-1, me kamzalinjtë që vijojnë të ruajnë kryesimin në Grupin A, si dhe fitorja e Bylis me rezultatin 2-0 ndaj Tomorit, për të marrë kryesimin e klasifikimit në Grupin B, të paktën provizorisht.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Ndërkohë, në të dy grupet, janë theksuar edhe më shumë pozitat e rënduara të ekipeve që rrezikojnë rënien nga kategoria, me Besën që ka triumfuar ndaj Ilirisë me rezultatin 3-1 dhe Kastrioti ndaj Tërbunit minimalisht me rezultaitn 1-0, në Grupin A, sikurse dhe Apoloninë që ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Elbasanit dhe Turbina ndaj Sopotit me rezultatin 3-1 në Grupin B. Pritet ende që të ndeshen dy ekipet pretendente për krerët respektivë të grupeve, Besëlidhaj dhe Lushnja.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera