• Kategoria e Parë / Kamza pëson disfatën e parë, java e 13-të mbyllet me surpriza dhe incidente

    Publikuar: 17 Dec 9:35

    Është mbyllur sot me surpriza dhe incidente java e 13-të e Kampioantit të Kategorisë së Parë. Kështu, pas plot 12 fitoresh radhazi, skuadra e Kamzës është rrëzuar në stadiumin “Tofik Jashari” të qytetit të Shijakut nga skuadra e Erzenit. Kjo e fundit ka fituar takimin me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të realizuar nga Klaudio Hyseni në minutën e 85’. Një fitore kjo që shijakave, më shumë se për garën për kreun, u vlen si revansh ndaj Kamzës. Surprizat në Grupin A të Kategorisë Superiore kanë vijuar edhe me fitoret e regjistruara nga dy ekipet e fundit të klasifikimit, përkatësisht Tërbuni-Burreli me rezultatin 2-0, si dhe Kastrioti-Iliria 1-2. Skuadra e Besës ka fituar me rezultatin 2-0 sfidën për mesin e klasifikimt ndaj Shënkollit, mes sherrit dhe grushteve, ndërkohë që Besëlidhja e vendit të dytë ka fituar në transfertë ndaj Adriatik të Mamurrasit me rezultatin 1-2, duke iu afruar kështu kreut të klasifikimit, që tashmë mbahet me një epërsi prej vetëm 6 pikësh nga Kamza.

    Kamza pësoi humbjen e parë këtë sezon. Besëlidhja afrohet -6 nga kreu.
    Kamza pësoi humbjen e parë këtë sezon. Besëlidhja afrohet -6 nga kreu.

    Tashmë është Lushnja skuadra e vetme në Kategorinë e Parë, që pas 13 javësh të këtij sezoni nuk ka provuar ende shijen e hidhur të humbjes. Skuadra lagunare fitoi sërish sot, pasi mundi minimalisht me rezultatin 1-0 skuadrën e Elbasanit, për të mbajtur kreun e klasifikimit me 6 pikë avantazh ndaj Bylisit. Njëlloj si Elbasani i vendit të parafundit, edhe Turbina e fundit të klasifikimit u mund sërish këtë javë, kësaj here me rezultatin 1-0 nga Sopoti. Apolonia ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Tomorit duke u barazuar në pikë, në kuotën 19, për të shkëmbyer vendet, falë golavarazhit më të mirë të fierakëve. Më në fund, skuadra e Pogradecit është rikthyer te fitorja pas një serie rezultatesh negative. Pogradeci ka mundur sot Shkumbinin me rezultatin 2-0, duke iu larguar fundit të klasifikimit.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera