Futboll

Kategoria e Parë / Lushnja fiton dhe rimerr kreun

Është zhvilluar sot ndeshja mes Lushnjës dhe Shkumbinit e përfunduar me fitoren 3-1 në favor të lagunarëve, të cilët regjistrojnë fitoren e dytë radhazi në këtë fazë të tretë tashmë të ndarë sipas formulës së paracakutar. Në kuotën e 27 pikëve, pas përgjysmimit të pikëve të grumbulluara në dy fazat e para dhe gjashtë pikëve të koleksionuara në dy fitoret e fundit, Lushnja rimerr kreun e gjysmës së sipërme të Grupit A, duke mbetur kështu kandidatja kryesore për tu ngritur në Superligë sezonin e ardhshëm.

Në kuotën e 27 pikëve, dy më shumë se Bylis, skuadra e Lushnjës ka rimarrë sot vendin e parë, ndërkohë që ekipi ballshiot është rikthyer në vendin e dytë, pas një kryesimi që zgjati vetëm disa orë. Gjithsesi, me vetëm dy pikë diferencë mes tyre, Lushnja dhe Bylis garantojnë një duel të ndezur deri në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë, për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll