Futboll

Kategoria e Parë/ Tirana pëson humbjen e parë në kampionat, e ndal Bylis

Bylisi i ka dhënë fund serisë së rezultateve pozitive të Tiranës në Kategorinë e Parë, duke e mundur ekipin bardheblu në “Selman Stërmasi”. Ballshiotët dominuan një ndeshje ku kryesuesit e kampionatit dukeshin të çorjentuar dhe shumë larg Tiranës që ishim mësuar të shikonim në 6 javët e para të kampionatit.

Loja nis me presingun e miqve, të cilët duken më të organizuar në fazën sulmues, ndërsa mbrohen shumë mirë. Trajneri Nica e ka pozicionuar mirë taktikisht ekipin, duke mbyllur çdo hapsirë për sulmuesit e Tiranës, të cilët gjatë ndeshjes humbën shumë nga duelet me mbrojtjen ballshiote.

Në minutat e para të ndeshjes Bylisi është shfaqur disa herë agresiv duke shfrytëzuar goditjet e dënimit, por goli nuk ka ardhur. Tirana duket e pa ekuilibruar ndërsa vihet disa herë në vështirësi nga Bylisi. Mesfusha dhe sulmi janë dy repartet kur bardheblutë shfaqin herë pas here probleme.

Pjesa e parë e takimit mbyllet me rrjetat e pa prekura nga të dy ekipet.

Pjesa e dytë e lojës nis sërish me të njëjtin ritëm për Bylisin, që shfaqet më agresiv dhe kërkon golin ndaj Tiranës. Ekipi i Ze Marias vihet sërish në vështirësi duke humbur disa duele me kundërshtarin.

Në minutën e 57-të,  Niko Zizi thyen Tiranën duke shënuar golin e parë dhe kalon Bylisin në avantazh. Tirana përpiqet të reagojë por vetëm sa shton tensionin duke shkakatuar faulle të një pas njëshme ndaj kundërshtarëve.

Gjyqtari i katër jep 5 minuta shtesë të cilat nuk sjelli asgjë për Tiranën.  Bardheblutë pësojnë humbjen e parë në kampionat nga rivali direkt për ngjitjen në Superligë. Bylisi i afrohet me vetëm 3 pikë Tiranës në renditje.

Kjo është humbja e parë e Tiranës ku njëkohësisht pëson dhe golin e parë në javën e shtatë të kampionatit.

Episodet kryesore të sfidës në Telesport

90+5 Mbyllet sfida, Tirana pëson humbjen e parë në kampionat nga rivali direkt për ngjitjen në Superligë. Bylisi i afrohet me vetëm 3 pikë Tiranës në renditje.

89` Një mundësi e shkëlqyer për Tiranën për të vendosur barazpeshën, por Greca gabon përballë portierit.

86` Karabeci gjuan nga goditja e dënimit por Ngoo me kokë e nxjerr topin jashtë duke humbur një rast të mirë për të barazuar.

82` Te Tirana ndihet presioni i humbjes, pasi lojtarët bardheblu rinisin topin nga rivënia anësore, ndonëse gjyqtari ka ndalur lojën pasi një lojtar i Bylisit ka mbetur i shtrirë në fushë.

74` Tirana fiton një goditje dënimi që ekzekutohet nga Karabeci, por topi largohet nga zona nga mbrojtësit e Bylisit, ndërsa nga jashtë zone provon Maveje por topi shkon mbi portë.

71` Ngoo del mirë pas një topi të Grecës, por  gjuajtja e Ngoo devijohet nga mbrojtësit e ekipit mik.

69` Lojtarët e Tiranës shfaqin shenjat e para të nervozimit duke shkaktuar faulle me ndërhyrje të pa rregullta ndaj lojtarëve të Bylisit.

57` GOl Zizi thyen Tiranën duke shënuar golin e parë dhe kalon Bylisin në avantazh. Me rezultatin 0-1 Bylisi udhëheq në “Selman Stërmasi” ndërsa Tirana duhet të reagojë për të vendosur barazbeshën.

54` Limaj ekzekuton një goditje dënimi të fituar nga një faull i Dajës, por topi kalon shumë pranë shtyllës pingule në portën e Likës.

51` Karton i verdhë për Dorja Kërçykun, që bën ndërhyrje të gabuar ndaj Zizit.

46` Nis pjesa e dytë e lojës pa ndryshime nga të dy ekipet

44` Tirana fiton një goditje dënimi e cila gjuhet nga Doka dhe Karabeci, e më pas Doka sërish gjuan drejt portës por topi shkon jashtë.

39` Karton i verdhë për Buzin pas një ndërhyrje të gabuar.

35` Tirana fiton një goditje këndi, por nuk e shfrytëzon si duhet as këtë moment.

30` Hoxhallari ka një mundësi të artë për të shënuar për Tiranën. Sentamu i dhuron një pasim të bukur Hoxhallarit, ky i fundit godet me të majtën por topi devijohet nga portieri i Bylisit.

23` Tirana kryen zëvendësimin e parë, në vend të Turtullit futet Bisha. Ndërrim i detyruar për shkak të dëmtimit.

19` Bylisi është imponues dhe fiton një tejtër goditje dënimi jashtë zonës së 16-t metrave. Gjuajtja nga Shosha është larg kuadratit dhe nuk vë aspak në vështirësi Likën.

8` Karabeci ka një mundësi të mirë nga goditja e dënimit nga jashtë zone, por topi kalon larg shtyllës pingule.

6` Bylisi godet nga këndëi dhe i shkon pranë golit por mbrojtja e Tiranës largon topin.

5` Bylisi godet një goditje dënimi me anë të Zisit, topi nxirret jashtë nga portieri Ilion Lika

 

 

KATEGORIA E PARË – GRUPI B – JAVA 7

Tirana – Bylis 0-1
Zisi 58′

Shënkolli – Turbina 2-1
Kulli 9′, Danaj 28′ / Roshi 77′ (11-m)

Iliria – Shkumbini 2-0
Boçi 20′, Bardhi 88′

Pogradeci – Naftëtari 2-0
Çekiçi 40′, Shyti 71′

Nesër, 13:00 | Apolonia – Tomori

 

 

KATEGORIA E PARË – GRUPI A – JAVA 7

LIVE | Burreli – Tërbuni 0-2
Taku 7′, 88′

LIVE | Egnatia – Erzeni 0-0

LIVE | Vllaznia B – Besa 1-0
Hajdari 20′

LIVE | Korabi – Dinamo 2-0
Hyseni 20′, 54′

Nesër, 14:00 | Kastrioti – Besëlidhja

 

 

 

 

Më shumë nga Futboll