Kategoria e Parë

Kategoria e Parë, Tirana mposht pastër Naftëtarin (Video)

Kategoria e Parë, Tirana mposht pastër Naftëtarin (Video)

Dy gola të shënuar në pjesën  e parë dhe një në të dytën kanë bërë që Tirana të marrë fitoren e pastër 3-0 ndaj Naftëtarit, duke kryesuar bindshëm në Kategorinë e Parë në Grupin B, me 9 pikë të plota. Shtatë gola të shënuar në 3 javë, asnjë i pësuar, spikat Sentamu me 4 gola të shënuar, duke udhëhequr listën e shënuesve më të mirë.

Por jo gjithçka ka shkuar “vaj”. Tifogrupi “Tirona Fanatics” ka braktisur stadiumin në minutën e 19-të. Ata ishin të pranishëm në “Selman Stërmasi” në fillim të ndeshjes për t’i dhënë mbështetje skuadrës, por qëndrimi i tyre nuk zgjati për shumë minuta. Nuk dihen arsyet e largimit nga stadiumi, por ndoshta kjo ishte gjithashtu një formë proteste ndaj presidencës së Refik Halilit.

GRUPI A

Besa-Tërbuni 2-0

17′ Biba, 77’ Kaloshi

Burreli-Dinamo 0-0

Egnatia-Korabi 0-0

Vllaznia B-Kastrioti 0-1

85’ Dycaj

 NESËR

Erzeni-Besëlidhja 14:00

 

GRUPI B

Turbina-Bylis 0-0

Tomori-Shkumbini 0-1
18′ Hasanaj

Tirana-Naftëtari 3-0

13′ Karabeci, 15′, 89’ Sentamu

Apolonia-Pogradeci 1-1

7′ Prifti / 18′ Çekiçi

Shënkolli-Iliria 2-0

26′ , 65’ Danaj

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kategoria e Parë