Connect with us

Futboll

Keita sulm kundër Lazio: “Isha gati për Superkupën, përjashtimi më hidhëron!”

Vigjilje e trazuar dhe plot ankth në “shtëpinë” Lazio. Me vetëm pak orë nga ndeshja e vlefshme për trofeun e Superkupës së Italisë kundër Juventus, në kampin lazial është rindezur edhe një herë debati për çështjen “Keita”. I përjashtuar nga trajnerin Simone Inzaghi, futbollisti senegalez ka sulmuar klubin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”. Tashmë, divorci dhe lamtumira e tij me Lazio duket vetëm një çështje orësh.

Rezultate imazhesh për keita atacca lazio

“Mungesa ime në grumbullimin për ndeshjen e Superkupës më ka hidhëruar pafundësisht. Është ndeshja e parë e rëndësishme e sezonit, për të cilën u përgatita dhe isha i gatshëm të aktivizohesha. Vendimi i klubit, natyrisht jashtë çdo kriteri të pastër sportive, më krijon një shqetësim psikologjik, për të cilin nuk di të vlerësoj në këto momente pasojat e tij”, shkruan Keita në llogarinë e tij në “Twitter”.

Më shumë nga Futboll