Futboll

Kelechi Iheanacho futet në historinë e futbollit anglez

Kelechi Iheanacho futet në historinë e futbollit anglez

Kelechi Iheanacho është futur në historinë e futbollit anglez pasi është bërë futbollisti i parë që shënon një gol me ndihmën e VAR, pamjet filmike që ndihmojnë gjyqtarin. Fillimisht, goli i shënuar nga sulmuesi i Leicester, në fitoren 2-0 kundër Fleetwood Town, u anulua për pozicion jashtë loje, por në momentin që gjyqtari Jonathan Moss konsultoi VAR vuri re se nigeriani ishte në pozicion të rregullt, pas pasimit të marrë nga Riyad Mahrez. Pasi u mendua për rreth një minutë, gjyqtari akordoi golin dhe kësisoj Iheanacho është i pari që ka këtë “privilegj” në historinë e futbollit anglez.

Sulmuesi i Leicester bëhet futbollisti i parë në historinë e këtij sporti në Angli që shënon një gol me VAR…

Premier League nuk ka rënë dakord për përdorimin e VAR, të paktën në këtë sezon, por Federata Angleze e Futbollit ka lejuar eksperimentimin e moviolës në fushë, të paktën në “FA Cup”, Kupa e Anglisë, veprimtaria më e vjetër në planet që është zhvilluar për herë të parë rreth 150 vjet më parë. Duke folur pas ndeshjes Iheanacho tha: “Nuk e dija nëse isha në pozicion të rregullt apo jo dhe do të ishte dakord me çdo vendim të gjyqtarit, por më vjen shumë mirë që pamjet filmike treguan se isha në pozicion të rregullt. Unë isha i përqendruar vetëm te goli, ndërsa Mahrez më tha që në fillim se isha i rregullt, pavarësisht se vendimi i parë i gjyqtarit ishte për “off-side”.

Kelechi Iheanacho makes history with first Video Assistant Referee goal in FA Cup tie

Më shumë nga Futboll