Boks

Kell Brook: Khan largohet, ka frikë nga përballja me mua

Boksieri britanik Kell Brook, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë WBC, ka deklaruar se është gati për t’u përballur me patriotin e tij Amir Khan, por dyshon se ky i fundit do të jetë gati për këtë sfidë. Khan u rikthye ditën e shtunë në ring pas dy vitesh pushim, duke mundur me “KO” Phil Lo Greco pas 40 sekondash dhe më pas ftoi Brook për duel. Dy boksierët britanikë, që kanë të njëjtin promoter, Eddie Hearn, u shprehen gati për këtë përballje.

Khan nuk më ka kontaktuar. Unë u ngjita në ring pas duelit të tij dhe e ftova për sfidë, por ai u largua. Nëse Amir ka dëshirë të duelojë me mua, unë i them që jam gati, jam këtu. Unë jam i “uritur” për gjak, unë nuk jam Lo Greco, unë jam “special one”. Kam për ta shkatërruar në ring Khan”, u shpreh Kell Brook. Një duel i mundshëm mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës. “Për mua është një ëndërr të dueloj në atë stadium”, tha Brook.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks