• “Këpuca e Artë”, të gjithë në ndjekje të Aubameyang…

    Publikuar: 9 Jan 9:56

    Me 16 gola të shënuar në Bundesliga, kampionat me koeficientin 2.0, Pierre-Emerick Aubameyang e ka filluar vitin 2017 në krye të renditjes së “Këpucës së Artë”, e cila i jepet nga UEFA golashënuesit më të mirë në kampionatet europiane. Gjithsesi, sulmuesi i Dortmund nuk mund të qëndrojë i qetë sepse ndiqet nga disa rivalë, kudo në kontinent.

    Në vendin e dytë është Christian Gytkjaer i Rosenborg, që ka shënuar 19 gola, por kampionati norvegjez e ka koeficientin 1.5. Dy gola larg nga Aubameyang janë sulmuesi i Inter, Mauro Icardi dhe sulmuesi i Chelsea, Diego Costa. Edinson Cavani ka shënuar 18 gola me PSG, por edhe në këtë rast uruguaiani është i penalizuar nga koeficienti i kampionati francez.

    Renditja e “këpucës së artë” 2016/17

    Aubameyang (Dortmund, GJER – 16 gola x 2.0)                32.0 pikë

    Christian Gytkjær (Rosenborg, NOR – 19 gola x 1.5)        28.5 pikë

    Diego Costa (Chelsea, ANG – 14 gola x 2.0)                       28 pikë

    Mauro Icardi (Inter, ITA – 14 gola x 2.0)                             28 pikë

    Edinson Cavani (Paris SG, FRA – 18 gola x 1.5)                 27 pikë

    Andrea Belotti (Torino, ITA – 13 gola x 2.0)                       26 pikë

    Edin Dzeko (Roma, ITA – 13 gola x 2.0)                              26 pikë

    Anthony Modeste (Coln, GJER – 13 gol x 2.0)                   26 pikë

    Lionel Messi (Barcellona, SPA – 13 gola x 2.0)                 26 pikë

    Zlatan Ibrahimovic (Man.Utd, ANG – 13 gola x 2.0)        26 pikë

    Alexis Sanchez (Arsenal, ANG – 13 gola x 2.0)                 26 pikë


    Lexo postimet e tjera