Connect with us

Tenis

Kerber e dëmtuar tërhiqet nga turneu i Birmingam, rrezikon Wimbledonin

Tenistja Angelique Kerber, numri 1 në botë për femra, rrezikon të mos luajë në grand slemin e Wimbledon, që nis më 3 korrik në Londër. Lajmin e ka konfirmuar sot vetë tenistja gjermane, që për shkak të një problemi në “Thembrën e Akilit” është detyruar të tërhiqet nga turneu i fushave me bar, që nis nesër në Birmingam.

Ende nuk jam rikuperuar nga dëmtimi që kam pësuar që nga turneu i Madridit dhe që prej asaj kohe bashkëjetoj me dhimbjen. Të shtunën dhimbjet ishin të mëdha, ndaj u detyrova të tërhiqesha nga turneu i Birmingamit, për të patur mundësi për grand slemin e Wimbledon”, u shpreh Angelique Kerber, që këtë vit ka zhgënjyer shumë në fushë.

Kerber eliminohet qe ne raundin e pare ne Roland Garros

Më tej, numri 1 në botë tha: “Për disa ditë u duk sikur gjërat ishin më mirë, por pasi nisa stërvitjken, pas eliminimit të shpejtë në Roland Garros, dhimbjet nisën sërish dhe nuk më kanë lejuar të përgatitem ashtu si duhet. Gjërat janë përkeqësuar, ndaj pres vendimin e mjekëve”, deklaroi Kerber për mediat britanike.

“Ende nuk jam rikuperuar nga dëmtimi që kam pësuar në Madrid, ndaj u detyrova të tërhiqesha nga turneu i Birmingamit, për të patur mundësi për grand slemin e Wimbledon”

Më shumë nga Tenis