Tenis

Kerber triumfon ne Sidney, hedh kandidaturën për Australian Open

Ish-numri 1 në botë për femra, tenistja gjermane Angelique Kerber ka triumfuar sot në turneun e Sidney, në Australi, suksesi i parë për vitin 2018, i 11-ti në karrierën e saj. Ajo mundi 2-0 në finale australianen Ashleigh Barty (6-4, 6-4), në një ndeshje me rivalitet, por ku përvoja e gjermanes bëri diferencën në fushë. Pas një viti 2017 për t’u harruar, ky është titulli i parë për Kerber pas 18 muajsh, pasi nuk triumfonte në një turne që prej grand slemit të US Open, në vitin 2016. Ky sukses e fut Kerber mes tenisteve pretendente për të fituar Australian Open, që nis të hënën.

Ish-numri 1 në botë për femra, tenistja gjermane Angelique Kerber

Surpriza në finalen e turneut të Auckland (Australi) për meshkuj, ku fitues doli tenisti spanjoll Roberto Bautista Agut. Ai mundi 2-1 në finale argjentinasin Juan Martin Del Potro (6-1, 4-6, 7-5), duke u rikthyer fitues në këtë turne pas dy vitesh. Ky është titulli i 7-të në karrierë për Agut, që tregoi një formë të mirë, duke festuar edhe rikthimin në “top-10” tenistët më të mirë në botë. Edhe Del Potro tregoi një formë të mirë dhe konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për të fituar grand slemin e Australian Open.

Tenisti spanjoll Roberto Bautista Agut

Më shumë nga Tenis