Connect with us

Kampionati Shqiptar

I kërkon Partizani, Vllaznia “bllokon” Krymin e Çinarin

Largimet e Hoxhës dhe Vaitzer mund të mos jenë të vetmet te Vllaznia në merkaton e janarit. Disa ekipe kanë nisur të shfaqin interesimin e tyre për të tjerë lojtarë të skuadrës shkodrane.

Largimet e Hoxhës dhe Vaitzer mund të mos jenë të vetmet te Vllaznia në merkaton e janarit. Disa ekipe kanë nisur të shfaqin interesimin e tyre për të tjerë lojtarë të skuadrës shkodrane. Kështu, Partizani, pasi arriti të marrë pak kohë më parë mbrojtësin Esin Hakaj, tashmë kërkon edhe dy lojtarë të tjerë të talentuar nga kuqeblutë. Bëhet fjalë për Ardit Krymin dhe Erald Çinarin. Burime pranë klubit të kuq bëjnë të ditur se drejtuesit po mendojnë për të ardhmen dhe, për këtë arsye, kanë hedhur sytë nga këta dy futbollistë. Edhe vetë Çinari, në rrjetet sociale, e ka pohuar se ka një interesim për të nga Partizani.

Çinari

Megjithatë, vetëm kaq. Drejtuesit e Vllaznisë me shumë siguri që nuk do pranojnë të heqin dorë nga shërbimet e këtyre dy futbollistëve. Jo më kot, ata në fillim të këtij sezoni kanë firmosur kontrata afatgjata. Këto kontrata e bëjnë të pamundur largimin e tyre nga Shkodra. Sidomos Krymi konsiderohet një nga lojtarët më të talentuar të kuqebluve dhe loja e tij në mesfushë është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Për këtë arsye, trajneri Cungu nuk do pranojë kurrsesi që të negociohet për largimin e tij, sepse do të linte prapa një boshllëk të madh. Edhe Çinari dallohet për vlerat e tij, prandaj nuk do lejohet as largimi i tij.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar