Seria A

Këshilla e Balotelli-t: Milan bli Icardi-n!

Mario Balotelli ka këshilluar Milan të zgjohet dhe të blejë sulmuesin e Inter, Mauro Icardi, pas tripletës së tij në Derby della Madonnina të dielën në mbrëmje.

Tripleta fantastike e Icardi-t e ka ngjitur Inter në vend të dytë të renditjes së Serie A me 10 pikë avantazh nga Milan, duke provokuar Balotelli-n të këshillojë Kuqezinjtë të bëjnë një operacion sensacional për argjentinasin.

“Urime Icardi-t, ai luajti shumë mirë,” ka shkruar sulmuesi i Nice nëpërmjet Instagram.

“Ai është një bomber i vërtetë. Mbase Milan do të zgjohet dhe do ta blejë.”

Image result for balotelli

Më shumë nga Seria A